LVV thotë se përfituesit e terminaleve për një vit i kanë përvetësuar 37 milionë euro

Vetëvendosje përmes një videoje në Facebook ka kritikuar ish-pushtetarë e deputetë, duke thënë se përmes terminaleve që i kanë pasur në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën kanë përvetësuar 37 milionë euro për një vit, ndërsa për 10 vjet i kanë përvetësuar 370 milionë euro

Ilustrim





Të hënën e 10 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sërish përmes një videoje në Facebook ka kritikuar deputetë e ish-pushtetarë të ndryshëm, duke thënë se terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Në video përmendet rasti i deputetes, Margarita Kadriu që sipas kësaj partie, kishte fituar një terminal doganor në këmbim të një vote të një presidenti.

Përveç kësaj, në video thuhet se terminale të tjera të privatizuara janë, terminali i Devollëve, terminali i djemve të Isa Mustafës dhe terminali i Sami Lushtakut.

Sipas VV-së, përfituesit e terminaleve 37 milionë euro i kanë përvetësuar për një vit vetëm prej 10 terminaleve.

“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ndërkaq VV-ja ka thënë gjatë qeverisë Kurti ka filluar punën me kapacitete të plota Terminali i Kosovës në Portin e Durrësit, çka e bën të mundur që ekonomia e Kosovës për eksporte dhe importe tashmë të ketë qasje në det dhe tregje globale.

“Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti”, thuhet më tutje.

Kjo nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje gjatë qeverisjes së saj në pushtet ka publikuar një video të tillë.

Më tre tetor, Lëvizja Vetëvendosje përmes një video në Facebook ka kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë, për 20 vjet kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme, por praktikisht në një qëllim”, thuhet në postimin e tyre.

Vetëvendosje akuzon opozitën, i quan “shkatërrues të shtetit”

 





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika