Macron për sulmin në veri: Është përgjegjësi e Vuçiqit të dënojë aktin, Kosova të pranojë Asociacionin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aktet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Macron ka theksuar se ajo çka pret nga ana e Kosovës dhe Serbisë është mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore, pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga ana e Kosovës.

“Ne i ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë në mes Kosovës dhe Serbisë. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim që të respektohet nga të dyja palët. Mendoj që është përgjegjësia e Vuçiqit që ta dënojë aktet e 24 shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi dhe më pas etapat e ardhshme dhe ajo çfarë presim nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të papërshtatme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe institucione, njohjen e Asociacionit te Komunave me shumicë serbe nga Kosova, sipas kësaj radhe plotësisht dhe totalisht dhe pres që Vuçiqi të jetë përgjegjës”.

Macron ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës, sepse sipas tij, ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika