Macron takon Zelenskyn dhe Trumpin në Paris

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedime trepalëshe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, dhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Paris më 7 tetor, qytet ku janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar bisedime trepalëshe me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Paris të shtunën, në Pallatin Elysee, para se të nisen për në Ile de la Cite, ku do të ndodhi ceremonia e rihapjes së katedrales Notre-Dame.

Trump zhvilloi bisedime me Macron brenda Pallatit Elysée përpara ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

Ndërsa, Zelensky më pas mbërriti dhe u bashkua menjëherë me ta.

Treshja pozoi për një foto, por nuk bëri komente të mëtejshme publike përpara se të fillonin bisedimet.

Ndërkaq, në një deklaratë për media, Trump ka theksuar se ai dhe Macron kanë pasur “sukses të madh” gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

“Sigurisht, duket se bota është duke u çmendur pak, dhe ne do të diskutojmë për këtë”, ka shtuar Trump.

Ky udhëtim në Francë shënon kthimin e Trump në skenën ndërkombëtare, edhe pse ende një qytetar privat, ai po përgatitet të trajtojë disa nga krizat më të mëdha globale.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika