Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar liderin e opozitës në Hungari, Peter Magyar, për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare gjatë një bisede telefonike mes tyre.
Macron ka bërë të ditur se e ka kontaktuar personalisht Magyar për ta përgëzuar për rezultatin, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për procesin demokratik në vend.
Ai ka deklaruar se Franca vlerëson pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe angazhimin e tyre ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.
“Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Macron në Facebook.