Macron: Vrasja e adoleshentit nga policia, e pafalshme dhe e pajustifikueshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar vrasjen e një adoleshenti nga policia duke e quajtur "të pafalshme" dhe ka thënë se "asgjë nuk e justifikon" vdekjen e një të riu

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Një video e tronditshme e një adoleshenti që u qëllua nga policia gjatë trafikut, ka shkaktuar protesta të dhunshme në rajonin e Parisit gjatë natës së shkuar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj kësaj tragjedie, duke e quajtur “të pafalshme” dhe duke deklaruar se “asgjë nuk e justifikon” vdekjen e një të riu.

“Kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme”, ka thënë ai gjatë një vizite në qytetin mesdhetar Marsejë, duke shtuar se rasti kishte “prekur mbarë kombin”.

Nael, një djalë 17-vjeçar, u qëllua dhe vdiq të martën pasi nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia.

Ai po ngiste një makinë me qira kur policia e tërhoqi për shkelje të disa rregullave rrugore, thanë prokurorët.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon oficerin e policisë që drejton armën drejt makinës së adoleshentit para se të dëgjohet një e shtënë dhe makina më pas përplaset.

Oficeri policor që dyshohet se ka qëlluar adoleshentin është arrestuar dhe i është ngritur akuza për vrasje.

Kjo ngjarje është rasti i dytë i vrarjes nga policia në trafik në Francë këtë vit, ndërsa vitin e kaluar u raportuan 13 raste të tilla.

Reagimi i qytetarëve ndaj vrasjes së Naelit shkaktoi një sërë protestash të dhunshme në Nantere, një zonë në perëndim të Parisit, ku adoleshenti u vra.

Gjatë trazirave, u dogjën disa makinave dhe kosha plehrash, ndërsa stacionet e autobusëve u shkatërruan.

Autoritetet raportuan se së paku 24 persona u arrestuan në lidhje me këto trazira.

Si përgjigje ndaj situatës, Qeveria franceze njoftoi se do të ndërmerren masat e nevojshme për të forcuar prezencën policore në rrugë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika