Magyar shpall fitoren në Hungari: E çliruam vendin, rrëzuam regjimin e Orbanit

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Hungari, Peter Magyar, i është drejtuar mijëra qytetarëve të mbledhur në Budapest për të festuar fitoren.

Ai deklaroi se partia e tij Tisza dhe vetë Hungaria kanë fituar zgjedhjet.

“Ne e bëmë. Tisza dhe Hungaria i fituan këto zgjedhje”.

Magyar shtoi se së bashku e çliruan Hungarinë dhe i dhanë fund, siç u shpreh ai, regjimit të Orbanit.

“Së bashku, ne çliruam Hungarinë dhe rrëzuam regjimin e Orban-it”, ka deklaruar ai para turmës.

Ai theksoi se kjo nuk do të ishte e mundur pa qytetarët që e mbështetën.

Sipas tij, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë ndër më të lartat në historinë e demokracisë hungareze.

Ai u shpreh se Tisza jo vetëm që fitoi zgjedhjet, por sipas rezultateve, është në rrugë drejt një shumice të fortë prej dy të tretash në parlament, gjë që do të mundësonte një tranzicion të qetë të pushtetit.

Magyar akuzoi gjithashtu qeverinë e mëparshme se ka përdorur të gjitha mjetet për të penguar Tisza-n, përfshirë edhe, sipas tij, shërbimet e inteligjencës kundër partisë së tij. Ai tha se me këtë fitore “e vërteta triumfoi mbi gënjeshtrat”.

Ai deklaroi se “sot fitoi dashuria” dhe falënderoi qytetarët hungarezë “që nuk patën frikë”.

Orban pranon humbjen, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika