Mahrez nënshkruan kontratë të re me Man City

Riyad Mahrez ka nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për dy vite të tjera me Manchester Cityn, duke bërë që marrëveshja e tij me klubin të zgjatet deri në qershor të vitit 2025

Riyad Mahrez

Riyad Mahrez nënshkroi të premten një zgjatje të kontratës dy vjeçare me kampionët e Premier League, Manchester City.

Anësori i Algjerisë, Mahrez, është shpërblyer me një marrëveshje të re që e mban atë në City deri në vitin 2025, pasi i ndihmoi ata të ruajnë titullin anglez.

Që kur erdhi nga Leicester për 71 milionë dollarë, katër vjet më parë, Mahrez ka bërë 189 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës, duke shënuar 63 gola dhe duke dhënë 45 asistime.

Në katër sezone, Mahrez e ka ndihmuar Man Cityn të fitojë tre tituj të Ligës Premier League, tre Kupa të Ligës dhe një FA Cup, së bashku me arritjen e një finaleje të parë të Ligës së Kampionëve.

Riyad Mahrez

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj marrëveshjen e re. Kam shijuar çdo minutë të kohës sime këtu. Është kënaqësi të jem pjesë e një klubi kaq të jashtëzakonshëm,” tha Mahrez.

Ai ka falendëruar, drejtorin e klubit, dhe të gjithë stafin e trajnerëve, duke thënë se e kanë ndihmuar të zhvillohet si lojtar.

“Unë do të doja të falënderoja gjithashtu Pep, Txiki (Begiristain) dhe stafin e trajnerëve, si për mënyrën se si më kanë ndihmuar të zhvillohem si lojtar dhe që më kanë shtyrë të vazhdoj të përmirësohem.

Ai ka thënë se do të përpiqet të luaj rolin e tij, për të iu ndihmuar të jenë të suksesshëm edhe në sezonin e ardhshëm.

Riyad Mahrez me drejtorin e klubit, Txiki Begiristain

Mahrez shënoi 24 gola për Cityn në të gjitha garat sezonit të kaluar dhe duket se do të luajë një rol kyç këtë sezon pas largimit të Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling.

“Riyad ka luajtur një rol të madh në suksesin tonë në katër vitet që kur ai u bashkua me ne,” ka thënë drejtori i klubit të Cityt, Txiki Begiristain.

“Ai është një nga anësorët më emocionues që vepron në lojë dhe ne të gjithë jemi shumë të emocionuar të dimë se ai do të jetë pjesë e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të provuar dhe arritur më shumë sukses”, ka shtuar drejtori i klubit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika