Malala viziton Pakistanin pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Malala Yousafzai është kthyer të premten e 14 tetorit në vendin e lindjes së saj në Pakistan, pas përmbytjeve masive që e kanë prekur vendin. Ajo u ka bërë thirrje vendeve të botës për përkrahje dhe ndihmë





Malala Yousafzai, u kthye në Pakistanin e saj, ku u takua me familjet e prekura nga përmbytjet masive.

Yousafzai ka vizituar komunitetet që janë dëmtuar më shumë nga këto përmbytje të vendit, ka shkruar BBC-ja.

Yousafzai u bëri thirrje vendeve të botës të dhurojnë më shumë ndihma, për të ndihmuar ata që janë prekur nga vërshimet.

Malala Yousafzai është fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, që e kishte fituar atë në vitin 2014, kur ka qenë 17-vjeçare. Kryesisht, Yousafzai është vlerësuar për punën e saj, për tërheqjen e vëmendjes globale për kërcënimin ndaj arsimit të vajzave në Pakistan.

Përmbytjet në Pakistan kanë filluar më shumë se një muaj më parë dhe kanë përfshirë deri tani afro 33 milionë njerëz, mirëpo pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë.

Madje, lidhur me këtë edhe OKB-ja dhe UNICEF-i u kanë bërë thirrje gjithë botës për të ndihmuar Pakistanin.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika