Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës

Ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi.

“Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq.

Ai shtoi se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol.

“Bastisjet e banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budvë dhe Bijello Pole janë duke vazhduar, për të gjetur gjurmë të veprës penale dhe gjëra që mund të jenë të dobishme për procedurën”, tha prokurori Radonjiq.

Ai, po ashtu, tha se Katniq dhe Llazoviq do të dërgohen në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje brenda afatit ligjor.

Zyrtarë të Qeverisë malazeze e mirëpritën lajmin për arrestimin e Katniqit dhe Llazoviqit.

Kryeministri Millojko Spajiq tha se veprimi i Prokurorisë Speciale dëshmon për “shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuar në kohën e ish-pushteteve”./RadioEvropaLire

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika