Mali i Zi heq TVSH-në për produktet bazë

Të enjten, kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar kërkesën që taksa e vlerës së shtuar(TVSH) për ushqimet bazë të hiqet ose ulet përkohësisht

Ilustrim

Në Mal të Zi, derivatet do të jenë më të lira për më shumë se 20 cent për litër.

Kjo pasi të enjten, Kuvendi ka miratuar amandamentet e ligjit që do të thotë që taksat e vlerës së shtuar (TVSH) për ushqimet bazë do të hiqet ose ulet përkohësisht.

Ndryshimet në Ligjin për Akciza dhe Ligjin për TVSH, janë përgatitur nga Qeveria e kaluar, ndërsa e reja ka mbetur pothuajse me të njëjtat zgjidhje të propozuara.

Në amandamente parashikohet ulje e akcizës për karburantet deri në 50 për qind, heqja e përkohshme e TVSH-së për miellin dhe vajin ushqimor dhe uljen e TVSH-së për kripën në shtatë për qind.

Mali i Zi ul akcizën e karburantit, heq TVSH-në për ushqimet bazë, rrit çmimin e cigareve 1
Ilustrim

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka paralajmëruar se akciza për derivatet do të ulet për 40 për qind për momentin, që me çmimet aktuale do të thotë ulje e çmimit të naftës për 21,3 cent dhe benzinës për 26,6 cent.

The Chairman of the Committee on Economy, Finance and Budget, Mr. Aleksandar Damjanović, to meet representatives
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq

Çmimet e reja të karburanteve pritet të zbatohen të hënën ose të martën.

Kuvendi i Malit të Zi ka vendosur që nga një qershori, të rrisë çmimin e një pakete cigaresh me rreth dhjetë cent më shumë.

Disa deputetë të Kuvendit, kanë shprehur dyshimet e tyre se qytetarët do të përfitojnë ulje të TVSH-së për produktet bazë, sepse nuk besojnë se tregtarët nuk do të ulin çmimet.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika