Maliqi: Franca s’ka fuqi të revokojë vetë vendimin e BE-së për vizat, ky është presion për të ringjallur dialogun

Analisti Agon Maliqi thotë se Franca nuk ka fuqi të revokojë vetë vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Agon Maliqi - analist

Analisti Agon Maliqi ka reaguar lidhur me deklarimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Maliqi thotë se Franca nuk ka fuqi të revokojë vetë vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, qëndrimi i presidentit të Francës është “presion” që ta ringjallë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Franca nuk ka fuqi të revokojë vetë vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mund të përpiqet të detyrojë një rishikim, por do të rezistohet. Macron e di këtë, kështu që me shumë gjasa ky është qëndrim dhe presion për të ringjallur dialogun. Gjë që me shumë gjasa do të dështojë”, shkroi ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës, sepse sipas tij, ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

Kështu ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika