Mallrat në kufijtë me Serbinë, skanerët nga Gjermania do të vonohen deri më 2026

Skanerët për kontrollin e mallrave, të cilët shteti i Gjermanisë do t’ia japë si donacion Kosovës për t’i vendosur në pikat kufitare me Serbinë, pritet të vonohen. Ambasada gjermane i ka konfirmuar se ata nuk do të mund të vijnë në Kosovë para vitit të ardhshëm. Pajisja me këta skanerë është kusht i Kosovës, që ajo të heq masat kufizuese ndaj hyrjes së mallrave nga Serbia në shumicën e pikave kufitare

Kusht i Kosovës për lehtësimin e masës për futjen e mallrave serbe edhe përmes pikave kufitare në Bërnjak, Jarinjë, Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, mbetet pajisja me skanerë me rreze X.

Por, vendimi i qeverisë kosovare i marrë më 7 tetor të 2024-ës duket se do të mbes në fuqi edhe për disa muaj, meqenëse këta skanerë nuk do të vijnë donacion nga Gjermania në Kosovë të paktën deri në vitin e ardhshëm, bëri të ditur Ambasada e gjermane.

Ajo i ka konfirmuar televizionit Dukagjini se procesi i prokurimit është ende në zhvillim e sipër, i cili përshin, sipas saj, përfshin vlerësime të hollësishme për tu siguruar që të identifikohen zgjidhjet më efektive për sfidat specifike në kufi.

“Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur qeverinë e Kosovës në sigurimin e skanerëve të nevojshëm për vendkalimet kufitare. Për shkak të kompleksitetit teknik të projektit – pasi skanerët me rreze X për transportin e mallrave nuk janë produkte të gatshme, por duhet të montohen pjesë-pjesë –, ky proces kërkon kohë dhe shqyrtim të kujdesshëm. Të gjitha përpjekjet po bëhen në bashkëpunim të ngushtë me GIZ-in, institucionet përkatëse të qeverisë së Kosovës, BE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për prodhimin dhe dorëzimin e skanerëve, si dhe krizat e shumta në rajone të ndryshme të botës, dorëzimi parashikohet të ndodhë në vitin 2026.” -Ambasada Gjermane

Këtë donacion, Gjermania ia jep Kosovës në bashkëpunim me SHBA-në.

Në lidhje me ardhjen e skanerëve, qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e Dukagjinit që nga dita e enjte.

Për këtë proces nuk ka njohuri ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Janë disa në proces, nuk e kam këtë informacion, nëse mund ta pyesni Doganën – ata janë duke e udhëhequr procesin dhe iu njoftojnë”, ka thënë Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave.

Një njoftim të tillë nuk e dhanë as nga Dogana në pyetjet e televizionit.

Megjithatë, ardhjen e tyre e shohin të domosdoshme njohësit e sigurisë, të cilët vlerësojnë që nuk mund të ketë lehtësim të masave pa përmbushjen e këtij procesi.

“Me vendosjen e këtyre pajisjeve, pra skanerëve, do të jetë e mundur të skanohen çdo mall, duke reduktuar kohën dhe duke qenë më efektiv në identifikimin e gjërave të rrezikshme, pra armë, drogë e kështu me radhë”, ka thënë Armend Halimi, Ekspert i sigurisë.

Pika e vetme ku Kosova është duke lejuar hyrjen e mallrave në Kosovë është Merdarja.

Vendimin për kufizimin e hyrjes së mallrave serbe, Qeveria e Kosovës e kishte marrë pasi autoritetet serbe kishin kidnapuar brenda territorit të Kosovës tre policë kosovarë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika