Sociologu Fadil Maloku ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk u zhvilluan mbi baza të një votimi racional, por më shumë si një lloj referendumi, ku dominues ishte diskursi moralizues i Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti.
Duke folur në FIVE në TV Dukagjini, Maloku tha se përkundër pritjeve për një garë ofertash konkrete sociale, ekonomike dhe politike, qytetarët u orientuan kryesisht nga diskursi moral, i cili sipas tij është kultivuar nga LVV që nga koha kur kjo parti ishte në opozitë.
“Zgjedhjet e 28 dhjetorit për mendimin tim ishin më shumë ishin një lloj referendumi sesa votim racional. Dhe për gjykimin tim, diskursi moralist të cilën e ka kultivuar prej fillimit, kur ishte në pozicionet e opozitare LVV, kësaj radhe për gjykimin tim më shumë është kujdes që ta mirëmbajë këtë diskurs. VV-ja me Albin Kurtin është simbol i moralizimit dhe këto zgjedhje dëshmuan që më e fuqishme është vlera moralizuese sesa ofertat që mund të bëjnë subjektet ish-opozitare…
Diskursi moralizues ka arritur që të mbijetojë mbi këtë diskursin racional, të cilin si ofertë e ka bërë ish-opozita. Dhe kjo në një shoqëri që ka një konstruksion, një etnopsikologji, një mentalitet ende të brishtë, ku mungojnë argumentet sociale, ekonomë e politike si ofertë. Kjo në fakt u pa që nuk është ajo oferta të cilin e ka kërkuar qytetari. Qytetari e ka ndjek kursin moralizues, të cilin me fanatizëm e ka mirëmbajtur LVV-ja dhe lideri i saj, që është ngrit mbi këto premisa moralizuese”, ka thënë Maloku.
