Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkemb Manaj, ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për ndërhyrje të qëllimshme në procesin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, duke e cilësuar vendimin për ndalimin e tyre si të pabazuar dhe politikisht të motivuar.
Manaj deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye profesionale për pezullimin e punimeve me arsyetimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
“Në sheshin Xhorxh Bush e kemi njëndërhyrje flagrante të Ministrisë së Kulturës për t’i ndaluar punimet në emër të trashigimisë kulturore. Unë kam punuar vetë në Ministri të Kulturës, për shtatë vite kamë qenë në pozita të ndryshme… edhe kam udhëhequr edhe Inspektoratin e Trashigimisë Kulturore…
Dhe kompetencë të plotë profesionale flas që aty nuk ka asnjë arsye të vetme të ndalen punimet për shkak të objekteve të trashigimisë kulturore”, ka thënë Manaj në InfoD.
Sipas tij, qeveria qendrore ka ushtruar presion dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta edhe në Gjykatën Themelore, edhe në Gjykatën e Apelit, për të ndikuar në vendimet e marra rreth këtij rasti.
Manaj theksoi se motivi politik është i qartë, duke pasur parasysh se ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku është gjithashtu kandidat për kryetar të Prishtinës.
“Ka ndërhyje direkte të qeversjes qendore edhe në Gjykatën Themelore edhe në atë të Apleit për t’i zgjedhur këto vendime. Ndërhyjr direkte të nivelit më të lartë të qeverisë së vendit. Vetë fakti që ministri i Kulturës është kandidat për kryetartë Prishtinës është e qartë pse ka ndodhur bllokada”, ka shtuar Manaj.