Manchester City ka bërë një hap prapa në garën për titull në Premier League, pas humbjes 2:1 në udhëtim ndaj Newcastle Unitedit në kuadër të javës së 12-të.
Harvey Barnes kaloi Newcastle në epërsi në minutën e 63-të. Ruben Dias barazoi shifrat për Cityn në minutën e 68-të, por Barnes dy minuta më vonë shënoi golin e fitores për mysafirët, 2:1.
Kjo ishte humbja e katërt për skuadrën e Pep Guardiolës këtë sezon. City renditet i treti me 22 pikë, një më pak se Chelsea që është i dyti.
Lider i Premier Leagues mbetet Arsenali. Newcastle ka 15 pikë dhe zë vendin e 14-të në tabelë.