Manchester City ka humbur mundësinë për të ngushtuar diferencën me liderin Arsenal në Premier Ligë, pas një barazimi 2:2 ndaj Tottenhamit në udhëtim, në ndeshjen kryesore të xhiros së 24-t.
Skuadra e Pep Guardiolës mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa Arsenal kryeson me 53 pikë.
Tottenhami, me këtë rezultat, pozicionohet i 14-ti me 29 pikë.
Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Manchester Cityn, kur Rayan Cherki shënoi në minutën e 11-të. Pak para fundit të pjesës së parë, Antoine Semenyo dyfishoi rezultatin në minutën e 44-t, duke e çuar ekipin mysafir në avantazh 2:0.
Megjithatë, Tottenham reagoi në pjesën e dytë. Dominic Solanke shënoi dy gola: i pari në minutën e 53-t u regjistrua si autogol i Marc Guehit, ndërsa i dyti në minutën e 70-t, duke vendosur rezultatin final 2:2.