Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Prishtinë.

Programi ka nisur me ekspozimin e një armature samurai më 5 maj, e cila do të qëndrojë për një javë dhe simbolizon traditën, disiplinën dhe estetikën japoneze.

Por fokusi kryesor i këtij muaji janë aktivitetet që ftojnë publikun të marrë pjesë aktivisht.

Çfarë do të ndodhë:

  • Hapja dhe Ekspozim i miniaturës samurai (5–12 maj)Një element unik kulturor i hapur për vizitorët për një javë.
  • Workshop Manga – 12 maj

o Vizatim live nga Albnor Sejdiu

o Prezantim i yukata nga Ambasada

o Aktivitet origami

o Workshop gjatë muajit, ku artistat do kenëhapsirë/këndin e tyre për të ilustruar manga.

  • Manga Book Club – 19 maj (18:00–19:00)

Diskutim i hapur për mangën me komunitetin anime.

  • Ekspozitë Manga – 19–26 maj

Punimet dorëzohen gjatë kësaj periudhe dhe më pas ekspozohen për publikun tek libraria Dukagjini e cila do të mbahet me 26 Maj.

  • Oferta gjatë muajit

o 20% zbritje në të gjitha mangat

o Oferta speciale për tituj të përzgjedhur, 3 manga për 9.99 euro.

“Manga Month” synon të krijojë një eksperiencë të re kulturore në qytet, duke lidhur lexuesit, artistët dhe komunitetin rreth një forme arti që vazhdon të rritet globalisht.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika