Manipulimet e mundshme me vota, Cakolli: Prokuroria të nisë hetimet

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se në disa vendvotime e komuna, manipulimi me votat e kandidatëve ka marrë përmasa industriale.

Cakolli, mes tjerash, thekson se Prokuroria duhet të nisë hetimet sepse emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi dihen, njofton Dukagjini.

“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale?! Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor”, ka thënë Cakolli.

Mes tjerash, sipas Cakollit edhe përfshirja e kandidatëve të caktuar është shumë e mundshme andaj thekson se hetimi duhet t’i përfshijë edhe ata.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika