Maqedonci dhe Çeku nderojnë dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

Ministrat, Ejup Maqedonci dhe Hajrullah Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë nderuar këtë të mërkurë dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

Ministrat, Ejup Maqedonci dhe Hajrullah Çeku

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurit politikë, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarë, kanë nderuar sot dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989.

Maqedonci ka thënë se demonstratat gjithëpopullore të vitit 1989 ishin vazhdimësia e rezistencës së popullit të Kosovës në përpjekjen e tij për liri dhe të drejta të barabarta.

Pamje nga vendi ku u nderuan dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

“Brenda këtyre dy ditëve nga plumbat e pushtuesit ranë dëshmorë 25 demostrues dhe u plagosën qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja nga të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Maqedonci ka theksuar se liria që gëzojmë sot ka themel gjakun e shumë atdhetarëve të rënë përgjatë gjithë etapave të historisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika