Maqedonci: Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK-së përfunduan marshimin mbi 12 kilometrash

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar marshimin prej 12.8 km në rrethinën e liqenit të Batllavës.

Maqedonci përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi ata treguan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve të ardhshëm ushtarak.

“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika