Maqedonci në ShBA diskuton për fazën finale të tranzicionit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar ndihmës-sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së.

Në këtë takim siç ka njoftuar Maqedonci është diskutuar për fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së.

Maqedonci e Jashari kanë diskutuar për misionet e përbashkëta të FSK-së me trupat amerikane.

“Nga takimi me Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, për thellim të bashkëpunimit.

Me Buland diskutuam veçanërisht për objektivat e arritura në kuadrin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, për rrugën që na pret përpara gjatë fazës së tretë dhe finale të këtij plani dhe për realizimin e marrëveshjes kornizë ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, bashkë me Gjeneral Jasharin i diskutuam me z. Buland planet e ardhshme për bashkëzbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misionet ndërkombëtare që do të realizohen këtë vit si dhe plane e ide të tjera.

Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën!”, ka shkruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika