Maqedonci në takim me zyrtaren e NATO-së: Vendosja e ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takim me shefen e operacioneve aktuale, divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, ndër të tjerash kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vendin tonë

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefen e operacioneve aktuale, divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Ai ka theksuar se vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit dhe se NATO duhet ta trajtoj me më seriozitet një veprim të tillë të Serbisë.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka shkruar Maqedonci.

Flamuri i Kosovës dhe flamuri i NATO-s

Në këtë takim, ai ka theksuar se janë duke vazhduar të koordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Maqedonci ka ritheksuar se objektivi i tyre është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika