Maqedonci: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë sot së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin Albin Kurti në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje në kampin e forcave amerikane në Bondsteel.

Maqedonci thekson se partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe për avancimin e saj në rrugën euroatlantike, njofton Dukagjini.

“Në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, sot mora pjesë, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje. Falënderime për Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe urime për Kolonel Samuel Sargeant në marrjen e detyrës së re. 🇽🇰Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika