Maqedonci për sulmin në Banjskë: Terroristët kishin qëllim pushtimin e veriut

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar në një intervistë se terroristët që kryen sulmin në Banjskë të Zveçanit në Kosovë kishin për synim pushtimin e veriut të vendit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Terroristët e sulmit në Banjskë të Zveçanit kishin pushtimin e veriut të Kosovës ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjersa ishte duke komentuar në një intervistë në “Kallxo Përnime” prapaskenat dhe skenarët e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Ministri Maqedonci ka potencuar se fshati Banjskë ka qenë vetën nisma e shpërndarjes të trupave të këtij grupi terrorist në pjesën veriore të vendit.

“Kapja e terrenit ishte synimi apo qëllimi kryesor i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, pra vendosja e pozicioneve të luftimit. Kjo është pra një pushtim i pjesshëm i kapjes së anës veriore të vendit nga ana e tyre”, ka thënë Maqedonci.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, grupit terrorist nuk e ka kalkuluar siç duhet situatën dhe kështu ka dështuar.

“Grupi terrorist ka dështuar për shkak të një gabimi që ata e kanë bërë në aspektin e reagimit në kontakt me patrullën e Policisë së Kosovës, pasi shpeshherë gabimet vijnë nga kalkulimet e gabuara dhe perceptimit të gabuar. Mendoj që ata kur janë futur në Kosovë kanë vlerësuar që Policia e Kosovës nuk do të ketë kapacitetin të paktën me këto patrullat dhe me ekipe të vogla që t’i bëjë rezistencë apo t’i pengojë lëvizjet e tyre, është pra kalkulim i gabuar nga ana e tyre”, ka thënë ndër të tjera Maqedonci, duke ritheksuar se edhe nga këndvështrimi ushtarak e kanë kalkuluar gabim momentin e reagimit.

 

 

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika