Maqedonci pret në takim ambasadorin Mazanek, diskutojnë për sigurinë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek e ka falënderuar atë për mbështetjen e Republikës së Çekisë nëpër të gjitha proceset e shtet ndërtimit të Kosovës

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.

Në këtë takim, Maqedonci e ka falënderuar ambasadorin çek për mbështetjen e Republikës së Çekisë nëpër të gjitha proceset e shtet ndërtimit si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.

“Në takim u bisedua lidhur me situatën momentale të sigurisë në vend dhe përkrahjen e shtetit të Çekisë në rrugën drejt partneritetit për paqe dhe iniciativave tjera, ku ministri Maqedonci theksoi se kjo është e vetmja mënyrë që garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Pamje nga takimi

Gjithashtu, në takim është biseduar për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në mes të ministrive të mbrojtjes të të dyja vendeve, e cila do t’i hapte rrugë këtij bashkëpunimi.

Nga ana e tij, ambasadori çek ka shprehur kënaqësinë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika