Maqedonci uron për Ditën e Forcës: Synimi ynë është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Ditën e Forcës ku ka thënë se synim i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Ditën e Forcës ka thënë se ushtria e Kosovës është kufi i pakalueshëm për këdo që tenton ta cenojë territorin e vendit.

Maqedonci thekson se kapacitetet e ushtrisë po ngrihen në vazhdimësi, teksa potencoi se shumë rrugë është bërë që nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri te formimi i FSK-së.

“Ushtria jonë po ngrit kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime, përmes vajzave dhe djemve sypatrembur që me krenari e fisnikëri bartin uniformën e FSK-së, emblema e së cilës është e përbashkëta e kombit, shqiponja e flamurit që na rikujton idealet e dëshmorëve tanë, historinë po aq sa edhe origjinën që përtej kufijve e në secilin prej nesh frymon lirshëm. Shumë rrugë kemi bërë që nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri te formimi i ushtrisë sonë FSK-së në shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social “Facebook”.

Tutje, Maqedonci është shprehur se synim i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO.

“Luftuam për të drejtën, lirinë, për paqen dhe përpjekjet e popullit tonë liridashës do të vazhdojnë përkrah partnerëve tanë strategjikë. Synimi ynë është anëtarësimi në familjen evropiane dhe në NATO, nga ku do t’i kontribuojmë paqes që duhet mbizotëruar gjithandej globit, mbrojtjes së vlerave demokratike që janë kusht i domosdoshëm për ekzistencën e njerëzimit, lirisë universale të njeriut. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë!”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika