Maqedoni: Qeveria po bën presion ndaj grevistëve të arsimit

Nedellkov akuzon Qeverinë për presionin që po u bën grevistëve

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Maqedonisë, Jakim Nedellkov u shpreh se qeveria po bën presion ndaj grevistëve, duke përdorur mënyra të ndryshme ligjore dhe deklarative.

Nedellkov tha se qeveria duke përdorur presionin, ka kërkuar se me çfarë akti juridik është ndaluar procesi arsimor në Maqedoni, duke publikuar aktin juridik të SASHK për grevë të përgjithshme.

Po ashtu, theksoi se qeveria me presion është shprehur se ndaj grevistëve do të paguhen vetëm kontributet.

Ndërsa, kjo sipas Nedellkov, nuk është e mundshme, për shkak se e drejta e grevës është e mbrojtur me marrëveshjen kolektive dhe me ligj.

Në fund u shpreh se greva do të vazhdojë deri sa të arrijnë marrëveshje me kompetentët, për rritjen e pagës së mësimdhënësve dhe edukatoreve në çerdhe.

Maqedoni: SASHK-u vazhdon grevën në arsim

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika