Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për lehtësimin e tregtisë së lirë

Marrëveshja dypalëshe në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, është në momentin e duhur mënyrë ma e mirë që të qëndrojë në anën e duhur me shtete demokratike të Botës dhe BE-së  

Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, për lehtësimin e tregtisë së lirë, më datën 6 tetor 2022

 





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,  ka njoftuar se në Pragë është nënshkruar marrëveshja  në mes të vendit të tij dhe Ukrainës,  nëpër mjet të cilës liberalizohet produkteve agro-ushqimore dhe lejon eksportet.

“Lehtësimi i tregtisë së lirë dhe sigurisë ushqimore janë veçanërisht të rëndësishme si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Ukrainën në këto momente”, ka shkruar Kovaçevski.

Sipas Kovaçevski me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është bërë ulja doganor për disa lloje të produkteve që shkëmben në mes të dyja vendeve.

“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, është pa mëdyshje e qartë dhe e fortë, për çka kolegu Shmihal, kryeministri i Ukrainës, shprehu mirënjohje të jashtëzakonshme”, ka theksuar Ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se Maqedonia e Veriut duhet  t’iu përmbahet aktiviteteve dhe politikave të Bashkimit Evropian (BE) dhe botës demokratike, në mënyrë që të qëndrojë në anën e duhur në momentin e duhur.

 

 





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika