Marcelo tashmë një lojtar i lirë, ndërpret kontratën me Olympiacos

Marcelo ka ndërprerë kontratën katër muaj më herët për t'u larguar nga klubi grek, Olympiacos , ndërsa raportohet se braziliani ka marrë një ofertë nga një ekip i “huaj”

Marcelo, futbollist brazilian

Ish-ylli i Real Madridit, Marcelo është larguar nga Olimpiacos me pëlqim të përbashkët. Vetëm pesë muaj pas nënshkrimit të tij me kampionët e Greqisë, mbrojtësi 34-vjeçar brazilian nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

Marcelo nënshkroi për Olympiacos në verë pas 16 sezonesh në Madrid. Ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Olympiacos që përfshinte opsionin për një sezon shtesë.

Gjatë kësaj periudhe, ish-lojtari i Real Madridit luajti 332 minuta në dhjetë ndeshje dhe shënoi tre gola. Sipas portalit grek ‘Sport 24’, lojtari ka një ofertë nga një tjetër skuadër, edhe pse nuk specifikohet se cili klub.

Ndërkaq, edhe pse ardhja e tij shtatorin e kaluar (i lirë pas përfundimit të kontratës me Madridin) ngjalli entuziazëm në mesin e mbështetësve të klubit – rreth 25 mijë tifozë morën pjesë në prezantimin e tij në stadiumin Karaiskakis – lojtari nuk mundi të gjente një vend në krahun e majtë as nën drejtimin e Carlos Corberan dhe as trajnerin aktual Michel.

Kontrata që ai kishte nënshkruar ishte për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Skuadra e Pireut është klubi më i madh i Greqisë, dhe në dhjetë vitet e fundit ka fituar tetë herë ligën dhe tri herë Kupën e Greqisë, gjatë së cilës kohë, ka humbur vetëm tri herë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Aktualisht janë në vendin e tretë në kompeticionin vendas, pas Panathinaikos dhe AEK.

Sipas mediumit Marca, mbrojtësi do të kthehet në Madrid për t’u rikuperuar, pasi ka munguar disa ndeshje për shkak të lëndimit. Ai do të trajnohet nga ish-klubi i tij Real Madrid.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika