Mario Draghi në prag të dorëheqjes, populli i kërkon të qëndrojë

Kryeministrri i Italisë, Mario Draghi, pritet që dorëheqjen e tij ta dorëzojë te presidenti Sergio Mattarella. Kjo, pasi tre partnerët e koalicionit kanë vendosur të tërheqin mbështetjen e tyre ndaj Draghit

Mario Draghi, Kryeminstër i Italisë

Qeveria italiane do të shembet për shkak se tre partnerët e koalicionit kanë vendosur të tërheqin mbështetjen e tyre nga kryeministri Mario Draghi.

Kjo do të thotë që Italia brenda një periudhe të shkurtër do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme, të dytat zgjedhje brenda katër vjetëve, të cilat me gjasë do të mbahen në fund të muajit shtator ose në fillimit të tetorit.

Të mërkurën e 20 korrikut, partnerët e koalicionit të qeverisë së Draghit, kanë vendosur të abstenojnë nga një votë mosbesimi në Senat, kështu duke i dhënë fund marrëveshjes së vulosur në shkurt të vitit 2021, kur Draghi ka marrë detyrën.

Draghi pritet që dorëheqjen e tij ta paraqesë të enjten e 21 korrikut te presidenti Sergio Mattarella, raporton euronews.

Presidenti tashmë kishte refuzuar dorëheqjen e 74 vjeçarit me 14 korrik, dhe i kishte bërë thirrje të rimblidhte partitë në parlament dhe të përpiqej të siguronte mbështjetjen e nevojshme për të qëndruar në pushtet.

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, kishte nisur një peticion në internet të quajtur “Draghi, “qëndro”, i cili kishte marrë 100 mijë nënshkrime deri të hënën e 18 korrikut.

Ndërkaq, 1 mijë kryebashkiakë nga partitë politike rivale i kanë shkruar një letër të hapur Draghit duke e nxitur që të qëndrojë akoma.

Përveç politikanëve, Draghit i kanë kërkuar të qendrojë edhe një grup i mjekëve të cilët parashtruan lutjen “ju lutemi qëndroni”, të cilët janë shprehur të shqetësuar për mungesën e një lidershipi qeveritar në kohën kur infektimet me virusin Covid-19 po rriten.

Të mërkurën e 20 korrikut, Draghi ka thënë se mbështetja popullore për qeverinë e tij është “e paprecedentë dhe e pamundur të injorohet”.

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane ka thënë se ishte prekur nga thirrjet spontane të punonjësve të zakonshëm mjekësorë italianë, të cilët ai i përshkroi si “heronj të pandemisë”.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika