Mark Zuckerberg dhe “strehët sekrete” të miliarderëve: Frikë nga apokalipsi apo përgatitje për epokën e inteligjencës artificiale?

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook-ut, thuhet se ka filluar punimet për “Koolau Ranch”, kompleksin e tij gjigant prej 1,400 hektarësh në ishullin Kauai të Havait që nga viti 2014. Projekti, sipas raportimeve të revistës Wired, përfshin një strehë të posaçme me furnizime të pavarura për energji dhe ushqim, por punëtorët e angazhuar aty kanë qenë të ndaluar të flasin për të përmes marrëveshjeve të rrepta për moszbulim informacioni (NDA).

Një mur rreth 1.8 metra i lartë e pengon pamjen e kompleksit nga rruga përreth. Kur u pyet vitin e kaluar nëse po ndërtonte një strehë për “ditën e gjykimit”, Zuckerberg mohoi kategorikisht, duke e përshkruar hapësirën nëntokësore prej 5,000 metrash katrorë si “një bodrum të zakonshëm”.

Megjithatë, spekulimet nuk janë ndalur — veçanërisht pas raportimeve se ai ka blerë 11 prona në lagjen Crescent Park të Palo Altos në Kaliforni, ku gjithashtu thuhet se ka ndërtuar një hapësirë nëntokësore prej 7,000 metrash katrorë.

Sipas New York Times, lejet e ndërtimit flasin për “bodrume”, por fqinjët e quajnë ndryshe: një “bunker”, apo “shpella e një miliarderi” – e krahasueshme me atë të Batman-it.

Miliarderët dhe “bunkerët e apokalipsit”

Zuckerberg nuk është i vetmi. Edhe Reid Hoffman, bashkëthemeluesi i LinkedIn, ka pranuar se shumë të pasur kanë strehime për situata ekstreme, duke e quajtur këtë “sigurim për apokalipsin”. Ai ka vlerësuar se rreth gjysma e miliarderëve kanë investuar në objekte të tilla, ndërsa Zelanda e Re mbetet destinacioni më i preferuar për ndërtimin e “shtëpive të shpëtimit”.

Kjo ka nxitur pyetjen nëse elita teknologjike po përgatitet për luftë, ndryshime klimatike, apo ndonjë katastrofë të panjohur për pjesën tjetër të njerëzimit.

Frika nga Inteligjenca Artificiale

Përveç pasigurive globale, frikën e ka shtuar edhe përparimi i Inteligjencës Artificiale (IA). Ilya Sutskever, bashkëthemelues i OpenAI, besohet se është ndër ata që janë thellësisht të shqetësuar për fuqinë e teknologjisë që po zhvillohet.

Sipas një libri të gazetares Karen Hao, gjatë vitit 2023, kur OpenAI kishte lançuar ChatGPT-në dhe po përgatiste përditësimet e reja, Sutskever kishte sugjeruar ndërtimin e një bunkeri për shkencëtarët kryesorë të kompanisë përpara se të lëshohej në botë një inteligjencë e përgjithshme artificiale (AGI) — pra, momenti kur makinat arrijnë inteligjencën njerëzore.

“Ne do të ndërtojmë patjetër një bunker përpara se të lëshojmë AGI-n,” raportohet të ketë thënë ai.

Ky qëndrim shtron një dilemë: shkencëtarët që po e krijojnë këtë teknologji, duket se janë gjithashtu të frikësuar prej saj.

AGI — më afër se sa mendojmë?

Sipas Sam Altman, drejtorit të OpenAI, AGI mund të vijë “më shpejt nga sa mendojnë njerëzit”, ndërsa Sir Demis Hassabis i DeepMind parashikon se ajo do të ndodhë brenda 5 deri në 10 viteve të ardhshme. Nga ana tjetër, Dario Amodei i Anthropic beson se “AI e fuqishme” mund të vijë që në vitin 2026.

Jo të gjithë janë të bindur. Prof. Dame Wendy Hall nga Universiteti i Southampton-it thotë se këto janë spekulime dhe se “AI-ja nuk është askund afër inteligjencës njerëzore”, ndërsa Babak Hodjat nga Cognizant thekson se nevojiten zbulime themelore përpara se të arrihet ajo fazë.

Nga AGI në ASI — inteligjenca që tejkalon njeriun

Koncepti i “singularitetit” — momenti kur inteligjenca kompjuterike tejkalon atë njerëzore — daton që nga viti 1958 dhe lidhet me matematikanin John von Neumann.

Në librin Genesis (2024), Eric Schmidt, Craig Mundy dhe Henry Kissinger paralajmërojnë se teknologjia e ardhshme do të bëhet aq e fuqishme, sa njerëzit do t’i dorëzojnë asaj kontrollin e vendimeve. Sipas tyre, kjo është çështje kohe, jo e “nëse” do të ndodhë.

Një e ardhme me bollëk — apo me rrezik?

Përkrahësit e AGI dhe ASI besojnë se kjo do të sjellë revolucion pozitiv: zbulime mjekësore, zgjidhje për krizën klimatike dhe energji të pastër të pakufizuar.

Elon Musk madje ka deklaruar se IA mund të krijojë “të ardhura universale” dhe një botë ku çdo njeri do të ketë “robotin e tij personal R2-D2 apo C-3PO”, duke garantuar “bollëk të qëndrueshëm”.

Por frika nuk mungon: a mund të përdoret kjo teknologji si armë nga terroristët? Apo më keq — a mund të vendosë vetë IA që njerëzimi është problemi?

Në fund, pyetja mbetet e hapur:
A po ndërtojnë miliarderët bunkerë për t’u fshehur nga pasojat e një bote që ata vetë po e ndryshojnë me shpejtësi? / BBC.com

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika