Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve A.K., në cilësinë e zyrtarit policor, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe ndaj të pandehurit B.C. (shtetas serb), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit”,
Sipas njoftimit të Prokurorisë me këtë është mundësuar “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, njofton Dukagjini.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri A.K., me datë 22.12.2025, rreth orës 08:10min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, në cilësinë e zyrtarit policor, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. I njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe i veshur me uniformë zyrtare i ka mundësuar B.C., hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit, i ishte ndaluar hyrja në Kosovë nga Policia e Kosovës, për mungesë dokumentacioni. Pas marrjes së parave, A.K., e ka kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin bashkë me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren”, thuhet në njoftim.
