Masakra e Dubravës – Kurti bashkë me qindra të mbijetuar bëjnë homazhe në nderim të viktimave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe qindra të mbijetuar e familjarë të tyre kanë bërë homazhe në vendin ku ndodhi masakra e Dubravës në 24-vjetorin e saj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu ka përkujtuar masakrën duke e cilësuar atë si një nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb në vitin 1999. Drejtësia për viktimat dhe të mbijetuarit është përmendur si triumfi i së vërtetës

Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e qindra të mbijetuar e familjarë të tyre, kanë bërë homazhe pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Dubravës, duke thënë se kjo masakër është ndër krimet më të tmerrshme të regjimit kriminal serb në vitin 1999.

Presidentja Osmani ka shtuar se drejtësia për viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumfi i së vërtetës.

Në këtë masakër ishin vrarë rreth 117 persona dhe ishin plagosur rreth 200 të tjerë, shumica të nacionalitetit shqiptar.

Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika