Masakrat në Sudan, OKB-ja nis misionin për hetim

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur të premten se do të ngrejë një mision të pavarur verifikimi për të hetuar masakrat e raportuara në qytetin El-Fasher të Sudanit.

Shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB, Volker Turk, në një takim urgjent në Gjenevë, kritikoi ashpër mungesën e veprimit ndërkombëtar përballë luftës shkatërrimtare civile në Sudan.

“Ka pasur shumë shtirje dhe performancë, dhe shumë pak veprim. Bota duhet të ngrihet kundër këtyre mizorive një shfaqje e mizorisë së zhveshur që përdoret për të nënshtruar një popull të tërë”, tha Turk.

Mbi 150 mijë njerëz raportohet të jenë vrarë dhe rreth 12 milionë janë detyruar të braktisin shtëpitë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ekspertët e misionit të OKB-së do të synojnë edhe identifikimin e autorëve të krimeve për t’i vënë ata para drejtësisë. El-Fasher u pushtua muajin e kaluar nga forcat paraushtarake Rapid Support Forces (RSF), pas një rrethimi 18-mujor.

Qyteti ishte bastioni i fundit në Darfur i mbajtur nga ushtria sudaneze dhe aleatët e saj.

RSF akuzohet për sulme të drejtuara ndaj komuniteteve jo-arabe në El-Fasher dhe në zona të tjera të Darfurit, akuza që grupi i mohon. Konflikti, i cili ka hyrë në vitin e tretë, është shoqëruar nga një sasi e madhe pamjesh dhe videosh tronditëse të mizorive, shpesh të filmuara nga vetë autorët dhe të përhapura online. Studiuesit thonë se kjo provë digjitale do të jetë pjesë e hetimeve.

Mona Rishmawi, anëtare e misionit hetimor të OKB-së për Sudanin, tha për BBC se gjendja aktuale në Darfur është “më e rëndë se gjenocidi i Janjaweed 20 vite më parë”.

Ajo theksoi se tanimë sulmet nuk kufizohen vetëm në fshatra, por synojnë qytete të tëra dhe kampe refugjatësh me qindra mijëra banorë.

“Ka pasur vrasje masive, përdhunime, tortura, zhdukje dhe persona të humbur gjithçka mbi sfondin e një rrethimi dhe urie 18-mujore,” u shpreh ajo.

Një deklaratë e përbashkët e G7-s këtë javë dënoi përshkallëzimin e dhunës, duke e cilësuar situatën si “kriza më e madhe humanitare në botë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në samitin e G7-s kërkoi veprim ndërkombëtar për ndalimin e furnizimit me armë të RSF-së, duke kritikuar edhe disa shtete që dyshohet se e ndihmojnë grupin.

Amnesty International ka dokumentuar përdorimin e armëve të prodhuara në Serbi, Rusi, Kinë, Turqi, Jemen dhe EBA në territorin sudanez. Sipas një raporti të rrjedhur të OKB-së, armët kontrabandohen kryesisht përmes EBA-së, më pas në Çad dhe në Darfur.

Në Darfur është në fuqi një embargo armësh e OKB-së që nga viti 2004, por ajo nuk është zgjeruar në pjesët e tjera të vendit, pavarësisht thirrjeve të organizatave të të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika