Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor (1-5) dhe të mesëm të ulët (6-9).
Ministrja në detyrë e MASHTI-it, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojnë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre, njofton Dukagjini.
“Rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore me qëllim rritjen e cilësisë së tyre, koherencës dhe harmonizimit me dokumentet startegjike ashtu si dhe nevojave bashkëkohore, është thelbësor për të garantuar arritje më të mira të nxënësve. Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës”, ka shkruar Nagavci.
