Matjet e UBO-s, Feka: Diaspora ia sjellë tri mandate shtesë VV-së

Valon Feka nga UBO-Consulting ka bërë të ditur se pjesëmarrja e diasporës ka dhënë një ndikim të madh në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas exit-poll-it, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tri mandate shtesë falë votës së diasporës, ku 61,7% e qytetarëve nga jashtë Kosovës të anketuar kanë votuar për këtë parti.

Feka theksoi se për herë të parë është regjistruar një numër kaq i madh i votuesve nga diaspora, të cilët përbëjnë rreth 15,5% të të anketuarve.

Ndërkohë, qytetarët rezidentë kanë dhënë 43% të votave për Vetëvendosjen.

“Vetëm votuesi rezidentë tregon 43 për qind për VV, 22.9% për PDK, 16.7% për LDK, 5.4% për AAK dhe 1.8% për Nismën… Pra tri mandate shtesë ia sjellë diaspora me këtë rritjen e madhe. 61.7 për qind e atyre që kanë deklaruar se kanë ardhur nga diaspora e votojnë VV, 18.6% PDK, 10,3% LDK, 5.1% AAK dhe 1.7% Nismën. Neve na ka dalë që 15.5 për qind e të anketuarve janë të diasporës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Të fundit nga rubrika