Mbahen matjet zyrtare të “Profi Box Gala”, Uldedaj dhe Isufi më të gatshëm se kurrë

Të shtunën - palestra ‘BMW Park’ në Munchen të Gjermanisë pritet të jetë e stërmbushur me shqiptarë

Vetëm edhe një ditë ka mbetur nga eventi i madh i boksit ‘Profi Box Gala’, i organizuar nga “Hazrolli Sport & Performance”.

Të shtunën – palestra ‘BMW Park’ në Munchen të Gjermanisë pritet të jetë e stërmbushur me shqiptarë.

Ata do të kenë mundësinë të shohin tetë meçe tejet interesante.

Tre prej të cilave janë për tituj ndërkombëtarë.

Meçi kryesor do të jetë mes Jurgen Uldedaj dhe Damir Beljos, për titullin ‘WBA Continental’ në kategorinë ‘Cruiser’.

Në matjet zyrtare që janë bërë të premten Uldedaj peshon 90 kilogramë, aq sa peshon edhe kundërshtari i tij.

Bokseri shqiptar është shprehur i bindur për fitore.

“Di t’ju them këtë të shtunë është Jurgeni më i vërtetë se asnjëherë, më i plotësuar se asnjëherë, me skuadrën dhe njerëzit që më rrethojnë më profesionist dhe më të përkryer. Jemi më gati se kurrë”, tha Uldedaj.

Meç tjetër që pritet me interes nga publiku është mes Shefat Isufit dhe Ralfs Vilcans.

Isufi kërkon ta mbrojë titullin ‘WBA Continental’ në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai peshon 78,5 kilogramë, kurse boksieri nga Latvia 79.3 kilogramë.

34 vjeçari pati një mesazh për tifozët.

“Unë jam gati, jam në formë shumë të mirë. Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë, pa lëndime, sot e patë edhe vetë që e arritëm peshën e duhur. Kështu që, presim nesër të jemi në formë të mirë”, tha Isufi.

Ky event do të transmetohet nesër drejtpërdrejt në televizionin Dukagjini, nga ora 21:00.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika