Mbahet e mbyllur seanca fillestare ndaj djalit që vrau nënën e tij në Pejë

7 muaj pas vrasjes mizore të Hyrije Hysenit, djali i saj si i dyshuar ka dalë para gjykatës në Pejë. Por kjo seancë fillestare u mbajt pa praninë e mediave dhe publikut, nën arsyetimin se rasti ka të bëjë me dhunën në familje që ka përfunduar me vrasje

Heshtja ka mbuluar shtëpinë brenda së cilës u krye njëra ndër vrasjet më mizore në Kosovë që nga paslufta.

7 muaj më parë, Urim Hyseni brenda këtyre mureve dyshohet se goditi mbi 20 herë nënën e tij me mjete të mprehta, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Pasditen e së premtes, pavarësisht se dyert e shtëpisë ishin të hapura, askush nga familjarët nuk ishte aty.

Të tronditur me rastin, vazhdojnë të jenë edhe fqinjët e familjes Hyseni, të cilët i thanë televizionit se gjendja e familjarëve edhe më tutje është e rëndë.

“Në mahallë jemi rritë bashkë, as na s’ia kemi çelë atë temë prej ditës që ka ndodhur rasti”.

Por, pjesëtarët e familjes Hyseni, paraditen e së premtes u paraqitën në Gjykatën Themelore të Pejës, për të ndjekur seancën fillestare kundër 31-vjeçarit, i cili ngarkohet me veprën penale “vrasje e rëndë”.

Mirëpo qasja në të u kufizua.

Pas përfundimit të seancës fjalëpak ishin të pranishmit në seancë.

Ajo u mbyll pas kërkesës së mbrojtëses së viktimave, e cila ka thënë se rasti ka të bëjë me dhunën në familje që ka përfunduar me vrasje, dhe se rastet e tilla janë çdo herë të mbyllura për publikun.

Pas seancës, e pyetur nëse i akuzuari e ka pranuar fajësinë, refuzoi të përgjigjej edhe prokuroria Sahide Gashi.

“Fakti që u përjashtua publiku prokuroria nuk ka të drejtë të prononcohet me atë.. më vjen keq por duhet me u kufizu”, ka thënë prokurorja, Sahide Gashi.

Për këtë para mediave nuk ka dashur të flasë as avokati i të akuzuarit, Asdren Mekaj.

Urim Hyseni akuzohet nga Prokuroria në Pejë, se më 14 prill të këtij viti ka vrarë nënën e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në disa pjesë të trupit me mjete të mprehta.

Pas vrasjes, i njëjti, sipas Prokurorisë, trupin dhe kokën ia kishte ndarë në dy vende të ndryshme të shtëpisë, derisa më pas kishte sulmuar edhe babain e hallën e tij.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika