Mbështetje e hapur për Listën Serbe: Dodik ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Milorad Dodik, ka dalë hapur me mbështetje për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Dodik, i njohur për qëndrimet e tij kundër institucioneve dhe gjykatave të Bosnje e Hercegovinës, ka përdorur rrjetin social Facebook për të bërë thirrje ndaj serbëve në Kosovë.

“U bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhje, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, dhe të votojnë për Listën Serbe, sepse vetëm një zë serb i fortë dhe i bashkuar mund t’i ruajë të drejtat, sigurinë dhe të ardhmen e popullit tonë në Kosovë. Uniteti është forca jonë, sot më shumë se kurrë”, ka shkruar Dodik.

Të fundit nga rubrika