Mbi 100 laureatë të Nobelit kërkojnë lirimin e Byalyatskit

Më shumë se 100 laureatë Nobel kanë bërë thirrje për lirimin e fituesit të çmimit Nobel për paqen, Ales Byalyatski, duke thënë se ata "qëndrojnë me popullin e patrembur të Bjellorusisë që vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore"

Fituesi i Nobelit të Paqes për vitin 2022, bjellorusi Ales Byalyatski, foto BBC.

Njëqind e tre laureatë të Çmimit Nobel kanë nënshkruar një letër duke kërkuar lirimin e fituesit të Nobelit të Paqes për vitin 2022, bjellorusin Ales Byalyatski.

Aktivisti bjellorus për të drejtat e njeriut në këtë letër përshkruhet si simbol shprese dhe frymëzimi për kolegët në mbarë botën.

Apeli për lirimin e tij është publikuar në faqen e klubit ndërkombëtar PEN International.

Në letër theksohet se Byalyatski “ia kushtoi jetën e tij promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Bjellorusi” duke “guxuar të thërriste Aleksandër Lukashenkan të jepte llogari për shtypjen e tij të pamëshirshme, të vazhdueshme dhe sistematike të zërave të pavarur”.

Në mesin e nënshkruesve janë laureatët e çmimit në kimi, mjekësi dhe fiziologji, fizikë, ekonomi, letërsi dhe paqe, raporton REL.

Dy laureatë – astronomi 87-vjeçar Robert Woodrow Wilson dhe mikrobiologu 91-vjeçar Hamilton Smith – e fituan çmimin në vitin 1978.

Midis nënshkruesve janë dy rusë, fituesi i Çmimit të Paqes, Dmitry Muratov dhe fizikani Konstantin Novosyolov.

Autorët e letrës kërkojnë lirimin dhe heqjen e akuzave jo vetëm ndaj Byalyatskit, por edhe ndaj anëtarëve të tjerë të organizatës për të drejtat e njeriut Viasna, të themeluar prej tij.

Gjashtëdhjetë vjeçari Byalyatski u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022 për punën e tij për të drejtat e njeriut. Ai ndodhet në burg që nga viti 2021.

Aktivisti veteran u dënua me 10 vjet burg në mars me akuza për kontrabandë dhe evazion fiskal dhe për organizim të protestave kundër sundimtarit autoritar, Alyaksandër Lukashenka.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe Qeveritë perëndimore e kanë quajtur dënimin e motivuar politikisht.

Më 21 maj, në Bjellorusi, me iniciativën e aktivistëve të të drejtave të njeriut, shënohet Dita e Solidaritetit me të Burgosurit Politik. Aksione në mbështetje të tyre u zhvilluan në dhjetëra qytete evropiane.

Sipas organizatës Viasna, të paktën 1 mijë e 525 të burgosur politikë mbahen në burgjet e Bjellorusisë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika