Mbi 2 mijë raste të dhunës deri në tetor, viktimat pothuajse të gjitha gra e vajza

Është pothuajse e pamundur që në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës të mos ketë raste të dhunës në familje. Por, tani policia ka bërë të ditur se vetëm deri në muajin tetor të këtij viti, janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në muajin tetor të vitit 2022, janë raportuar 2 mijë e 273 raste të dhunës në familje.

Në një përgjigje për Ekonomia Online, policia ka sqaruar se në 1 mijë e 897 raste, viktimat kanë qenë gra, dhe 433 raste viktima kanë qenë burra.

Qendra për Punë Sociale në Prishtinë, ka mohuar akuzat për mungesë të punës e të reagimit në rastet e dhunës në familje.

Drejtori i kësaj qendreje, Vebi Mujku, ka treguar se nuk ka vend për akuza për shkak se ata punojnë vazhdimisht e madje janë të parët që dalin në çdo rast.

“Jo nuk ka asnjëherë vend në Qendrën për Punë Sociale akuza për mospunë ose mosreagim, për shkak se ne jemi të parët të cilët dalim në secilin rast. Ne e kemi të rezervuar edhe kemi kontratë me shërbimin e taksit, me të cilët në çdo kohë, neve na çojnë brenda 5 minutave në Polici, ne kemi një punëtor kujdestar 24 orë”, është shprehur Mujku.

Tutje, ai ka thënë se QPS bashkëpunon me të gjitha institucionet, ku me Policinë e Kosovës kanë bashkëpunim kyç.

“Në bashkëpunojmë me të gjitha institucionet, bashkëpunimi kyç është me Policinë e Kosovës për shkak se intervenojmë qysh në fillim”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Mujku ka folur edhe për strehimoren e viktimave të dhunës në familje, duke thënë se është e mbushur plot shumicën e kohës, dhe se e kanë rinovuar vitin e kaluar.

“Strehimorja ka kushte, për momentin e kemi rinovuar strehimoren vitin e kaluar, i kemi krijuar kushtet jashtëzakonisht të mira”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, sipas tij, ata dëshirojnë që të kenë sa më pak raste në strehimore, “po fatkeqësisht strehimorja pothuajse është gjatë tërë kohës me kapacitet të plotë”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika