Mbi 200 kg substancë narkotike në kamion, arrestohet një person në Prishtinë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale së Kosovës, është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

S.J. u ndalua në rajonin e Prishtinës, ndërsa në kamionin që ai po drejtonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kilogramë.

“I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i  është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës theksojnë se do të vazhdojnë angazhimin e tyre në luftimin e trafikimit të narkotikëve, duke ndjekur penalisht të gjithë të përfshirët në këto vepra.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika