Mbi 200 të vdekur nga shembja e një miniere në lindje të Kongos

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën këtë javë si pasojë e shembjes së minierës së koltanit në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ka bërë të ditur për Reuters zëdhënësi i guvernatorit të emëruar nga rebelët në provincën ku ndodhet miniera, Lubumba Kambere Muyisa.

Rubaya prodhon rreth 15 për qind të koltanit botëror, i cili përpunohet në tantal – një metal rezistent ndaj nxehtësisë, shumë i kërkuar nga industria e telefonave mobilë, kompjuterëve, komponentëve ajrorë dhe turbinave të gazit. Zona, ku banorët lokalë gërmojnë manualisht për disa dollarë në ditë, ndodhet nën kontrollin e grupit rebel AFC/M23 që nga viti 2024.

Shembja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa bilanci i saktë i viktimave mbetet ende i paqartë deri të premten në mbrëmje.

“Më shumë se 200 persona kanë qenë viktima të këtij rrëshqitjeje dheu, përfshirë minatorë, fëmijë dhe gra që punonin në treg. Disa persona janë shpëtuar në momentet e fundit dhe kanë pësuar lëndime të rënda”, ka deklaruar Muyisa, duke shtuar se rreth 20 të plagosur po trajtohen në institucione shëndetësore.

Ai theksoi se rajoni ndodhet aktualisht në sezonin e shirave. “Toka është e brishtë. Ishte toka ajo që u shemb ndërsa viktimat ndodheshin në gropë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një këshilltar i guvernatorit ka deklaruar se numri i të vdekurve të konfirmuar është të paktën 227, ai foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të informonte mediat.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika