Mbi 3000 migrantë humbën jetën për të arritur në Spanjë në vitin 2025

Më shumë se 3,000 persona humbën jetën gjatë përpjekjeve për të arritur në Spanjë përgjatë vitit 2025, bëri të ditur të hënën organizata joqeveritare Caminando Fronteras.

Sipas raportit të saj vjetor, “Monitorimi i së Drejtës për Jetë 2025”, gjithsej 3,090 migrantë vdiqën këtë vit në rrugët detare drejt Spanjës. Nga këto viktima, 192 ishin gra dhe 437 ishin të mitur. OJQ-ja thekson një rritje të ndjeshme të vdekjeve në itinerarin nga Algjeria drejt Ishujve Balearik.

Caminando Fronteras kujtoi se në vitin 2024 u regjistrua një rekord prej mbi 10,000 vdekjesh në det gjatë përpjekjeve për të arritur në Spanjë. Ndërkohë, shifrat e vitit 2025 pasqyrojnë një rënie të mbërritjeve të migrantëve nga Afrika e Veriut, veçanërisht drejt Ishujve Kanarie, një nga rrugët më vdekjeprurëse për migrantët që synojnë Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme spanjolle, deri më 15 dhjetor, mbërritjet e parregullta të migrantëve ranë me 40.4% krahasuar me vitin 2024. Rënia ishte edhe më e theksuar në Ishujt Kanarie, ku u shënua një ulje prej 59.9%.

Në total, gjatë vitit u raportuan 303 tragjedi detare, prej të cilave 121 ndodhën në itinerarin midis Algjerisë dhe Ishujve Balearik, veçanërisht drejt Ibizës dhe Formenterës, rruga që ka pasur trafikun më të madh të anijeve gjatë këtij viti./Euronews.al

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika