Mbi 8% qytetarë kanë votuar deri në ora 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim. Deri tani sipas të dhënave të KQZ-së kanë votuar 168,341 apo 8.54 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Në këtë link do të publikohen edhe rezultatet preliminare.

Për të dhënat e daljes në zgjedhje kiliko këtu.

Sipas statistikave të publikuara online nga KQZ, më së shumti dalje të qytetarëve për të votuar janë në Zveçan ku kanë dalur nga   1 e 291 persona nga 7,203 të cilët janë dalur, edhe në Ranillug ku prej  5 mijë e 69 prej tyre janë dalur 909 persona, duke vijuar. Ndërsa në Qendrat e tjera varion ky numër votues, në Gjilan deri më tani kanë dalur 9 mijë e 306 persona nga mbi 100 mijë votues.

Komuna e Leposaviqit është e vetmja komunë ku nuk ka votuar ende asnjë qytetar me të drejtë vote. Në Leposaviq janë hapur 18 qendra të votimit me gjithsej 26 vendvotime.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vijuar pa ndonjë problem.

“Është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë  problem. Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 qind e qytetareve apo mbi 169 mijë votues. Sipas informacioneve të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë kemi pasur disa problem me qendrat e vendvotimit me kusht, probleme me user ka pasur”, tha ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika