Mbi 83 mijë persona udhëtuan në Aeroportin e Prishtinës gjatë javës së parë të janarit

Në vetëm një javë që nga liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, janë realizuar mbi 83 mijë udhëtime vajtje-ardhje

Pamje nga Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë

Përgjatë javës së parë, që nga liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, janë realizuar mbi 83 mijë udhëtime vajtje-ardhje.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Rreth 83 mijë e 141 persona kanë udhëtuar, përfshirë këtu vajtje-ardhje, dhe në këto shifra bëjnë pjesë edhe udhëtimet e diasporës”, ka thënë Gara.

Sipas saj, mbi 600 fluturime janë realizuar për shtatë ditë.

“Në total janë 620 fluturime, duke përfshirë 309 në ardhje dhe 311 nisje”, shtoi më tej ajo.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Por, vetëm më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika