Mbi tre milionë euro dëme nga vërshimet në Istog

Rreth tre milionë euro vlerësohet të jenë dëmet që iu shkaktuan komunës së Istogut nga vërshimet. Komuna pret ndihmë nga qeveria, pasi vet thonë se nuk ia dalin t’i mbulojnë gjithë këto shpenzime. E qytetarët u panë edhe gjatë së hënës duke pastruar shtëpitë e tyre, disa prej të cilave tashmë janë bërë të pabanueshme

Gati dy javë pas vërshimeve, Sabit Dauti po vazhdon ta pastroj oborrin e shtëpisë, të cilin ia morri në tërësi uji. (Pamje duke punu me disa dërrasa)

Shtëpia e tij në fshatin Drejë të Istogut është akoma e pabanueshme.

Sabit Dauti, qytetar, ka thënë se “ Po jetoj tek vëllau. Faleminderit FSK-së që na ka evaku”

Dëmi i shkaktuar, Dauti thotë mbërrinë në vlera të larta.

“Më ka shkaktu 10 mijë euro dëme” ka thënë ndër të tjera, Dauti.

Dëmtime të shumta pësuan edhe fqinjtë e Dautit.

Komuna e Istogut, pasi fillimisht u morën me kujdesin ndaj banorëve në zona më të rrezikuara, tashmë kanë bërë një vlerësim për dëmet.

Xhavit Demaj, Drejtori i Shërbimeve Publike në Istog, tregon se vet si komunë nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë shumë banorët.

Qeveria e Kosovës ka premtuar se do t’u dal në ndihmë të gjithë banorëve të prekur nga vërshimet, ka thënë ndër të tjera Demaj.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika