Mbi tri orë pritje, pika kufitare në Merdare më e frekuentuara nga mërgimtarët

Bashkëatdhetarët që kaluan pushimet dimërore në Kosovë nuk po iu bëjnë përshtypje apelet e institucioneve kosovare. Ndonëse policia e Kosova ka kërkuar që mërgimtarët të përdorin edhe pika të tjera kufitare, më e ngarkuara vazhdon të jetë Merdar

Foto ilustrim

Pritjen deri mbi 3 orë në pikëkalimin kufitar, disa persona po ua bëjnë më atraktive sidomos fëmijëve.

Disa persona te veshur me imazhe të filmave vizatimor qëndruan gjatë së dielës në pikë kalimin kufitare, derisa qytetarët që lëshuan Kosovën u desht të presin deri në 3 orë e gjysmë.

Ndonëse institucionet e Kosovës kanë bërë apel që të përdoren pikat kufitare të tjera që lidhin Kosovën e Serbinë, mërgimtarët që pushimet e dimrit i kaluan në vendlindje, kanë preferuar që të përdorin pikën e Merderes ndonëse pikat e tjera kanë qenë me më pak pritje.

“Njoftim me rëndësi! Ju inkurajojmë që të përdorni edhe PKK tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në PKK Merdarë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095 ose klikoni në linkun e mëposhtëm: https://mpb.rks-gov.net/.”

Por mërgimtarët të cilët këtë te diele kaluan përmes kësaj pike kufitare treguan arsyet se pse nuk përdorin pikë kalime të tjera, duke përmendur edhe cështjen e sigurisë.

Megjithatë ata shtojne se janë mësuar me të tilla pritje.

Fluks të qytëtarëve për të dalë nga Kosova ka pasur në pothuajse të gjitha pikat kufitare me Serbinë, përpos atyre që janë në pjesën veriore. Deri në 2 orë kanë qenë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika