Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere u mblodh për të diskutuar ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, ku po merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ndërsa, më herët sot Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e miratoi projektbuxhetin me 6 vota “për”, 3 kundër dhe një abstenim.
Debat nxiti kërkesa e PDK-së, e paraqitur nga Blerta Deliu, që kërkonte trajtimin e kërkesës së 90 mijë shërbyesve civilë për koeficientin e pagave.
Kjo kërkesë nuk mori mbështetjen e mjaftueshme në komision.
Komisioni për Legjislacion voton projektbuxhetit për 2026-ën