Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet të hënën me fillim nga ora 13:00.
Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në sallën C-301.
Në rend të ditës janë dy pika kryesore, emërimi i dy zëvendëskryesueseve të Komisionit dhe marrja e vendimit për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
